Këngëtarja Eni Koçi sapo e ka publikuar baladën e re.
‘Sot’ titullohet projekti më i ri muzikor nga Eni Koçi ku për muzikën dhe tekstin e saj është kujdesur vet këngëtarja, ndërsa Astit Stafaj e shoqëron me guitar, shkruan lajmi.net.
Kënga vjen e realizuar edhe me videoklip të cilin detajisht e kanë punuar Black Fish Entertainment.
Para publikimit të kësaj balade, Eni erdhi në duet me Besnik Qakën me këngën ‘Zemër’ e cila u pëlqye nga publiku.