Kongresisti amerikan Eliot Engel, pasi ka uruar Kosovën për marrëveshjen e rëndësishme me Bashkimin Europian, ka shprehur edhe shqetësimin e tij për situatën aktuale politike.
Përmes këtij mesazhi Engel i adreson vërejtje opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.
“E uroj Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sabilizim dhe Asocijim me Bashkimin Europian sot.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara, në rrugën e Kosovës, drejt anëtarësimit të ardhshëm në BE dhe integrimin në komunitetin veri-perëndimor”, thuhet në deklaratën e kongresistit.
“Megjithatë, më duhet të shpreh shqetësimin tim për konfliktin politik në vijim të Kosovës”, thotë Engel.
“Para së gjithash, dhuna nuk ka vend në politikë. Opozita e Kosovës ka të drejtën e saj të shprehet publikisht dhe të dëgjohet nga ata që ndodhen në qeveri. Mirëpo, gazi lotsjellës dhe përleshjet nuk kanë vend në sheshin publik. Ndërsa kjo përplasje e fundit vetëm sa ka forcuar faktorët që duan t’ia mohojnë Kosovën njohjen dhe begatinë që meriton”.
“Si mik i vjetër i popullit të Kosovës, në mbarë spektrin politik – u bëj thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të bisedojnë me njër-tjetrin, të ruani qetësinë dhe të shpreheni në mënyrë paqësore nëpërmjet institucioneve demokratike të Kosovës”, mbyllet mesazhi i kongresistit Engel.