Engel nuk e lë rehat Specialen, ia numëron krimet e Serbisë dhe potencon se Haga po i ndjek vetëm shqiptarët

E publikuar: 18/11/2020 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rep. Eliot Engel (D-NY) speaks during a news conference discussing Russian sanctions on Capitol Hill February 15, 2017 in Washington, DC. A cloud of intrigue over ties with Moscow has hovered over President Donald Trump since US intelligence alleged the Russian government interfered with the presidential election last year against his opponent Hillary Clinton. On Monday, Trump’s national security adviser Michael Flynn was forced to resign over his private conversations with a Russian diplomat, and on Wednesday the New York Times reported that Trump aides and associates had “repeated” calls with senior Russian intelligence officials during the election campaign. / AFP / ZACH GIBSON (Photo credit should read ZACH GIBSON/AFP/Getty Images)

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marr parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë.

Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën.

“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tutje.

Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave shqiptare nga Kosova.

Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu.

Në lokalitetin e njëjtë janë bërë gërmime edhe në vitin 2015.