Kongresisti Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe senatori Bob Menendez, anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, sot i kanë bërë thirrje administratës së Trumpittë vazhdojnë mbështetjen diplomatike për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë të drejtë për të dyja vendet dhe në pajtim me ligjin amerikan dhe politikën e vjetër.
Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeos, ligjvënësit kanë paralajmëruan se qasja e ashpër e administratës ndaj Kosovës padrejtësisht po e penalizon qeverinë e re të Kosovës dhe se fushata e Serbisë për çnjohje kundër Kosovës dhe lidhjet e saj të afërta me Kremlinin nuk po monitorohen, raporton KOHA.
“SHBA-ja ka ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj qeverisë së zgjedhur të Kosovës. Derisa ne pajtohemi se tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe – të cilat tashmë janë hequr – kryesisht e dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga qeveritë e botës, e shpesh edhe nga administrata e Trumpit. Kosova është aleat i afërt i SHBA-së, dhe ne kërkojmë me ngulm nga ju që të ndërmerrni një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike”, kanë shkruar Engel dhe Menendez…