Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se semaforët në një nga udhëkryqet e qytetit kanë pësuar dëmtime, duke dalë jashtë funksionit.
Sipas njoftimit zyrtar, defekti ka ndodhur në pllakën e memories së sistemit të semaforëve, si pasojë e një djegieje të shkaktuar nga energjia elektrike.
“Semaforët në udhëkryqin e rrugëve në qytet janë dëmtuar në pllakën e memories si pasojë e një djegieje të shkaktuar nga energjia elektrike.
Ekipet tona do të intervenojnë nesër për kalibrimin dhe rregullimin e pllakës së memories, me qëllim rikthimin e funksionimit normal.” – thuhet në njoftimin e Komunës.
Me këtë rast, nga Komuna apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.



















