Pak javë më parë u publikua në media se lidhja e saj 18-vjeçare me muzikantin Erjon Zaloshnja kishte përfunduar dhe gjithashtu se do të ishte pjesë e jurisë së “The Voice Kids”.
Ndonëse është folur shumë për të Eneda ka preferuar të qëndrojë në heshtje sa i përket të gjitha lajmeve që kanë qarkulluar për të.
Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet në një lartësi mali dhe ajo që është duke u hedhur.
Këngëtarja duket mjaft në formë dhe e qetë në këtë foto. Ajo dhe ish-partneri i saj Zaloshnja janë prindër të vogëlushes Aria./Gazeta Express/


















