Argjentina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Argjentinasit eliminuan Holandën në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 3:4, shkruan Gazeta Express.
Loja e rregullt prej 90 minutave, si dhe vazhdimet prej gjysmë ore u mbyllën me rezultatin 2:2,
Nahuel Molina (35’) dhe Lionel Messi (73’ – nga penalltia) shënuan për Argjentinën fillimisht, duke krijuar epërsi të dyfishtë.
Por, holandezët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazonin rezultatin në fundin e ndeshjes.
Ishte Wout Weghorst që shënoi të dy golat për “Tulipanët”, në minutat 83 dhe 90+11.
Vazhdimet vazhduan me të njëjtin rezultat, teksa në penallti më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Lionel Scalonit.
Messi, Paredes, Montiel dhe Martinez shënuan nga 11 metërshi, teksa gaboi vetëm Fernandez.
Koopmeiners, Weghorst dhe Luuk de Jong ishin të saktë për Holandën, por gabuan Van Dijk e Berghuis.
Argjentina në gjysmëfinale do të takohet me Kroacinë. /Gazeta Express/