Zgjedhja e Thaçi në postin e të parit të shtetit e ka gëzuar tej mase djalin e tij, Endrit Thaçin .
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka treguar se sa shumë është krenar më babain e tij, tashmë President.
“Isha shumë krenar për babin kur luftoi me shokë për lirinë tonë. Isha shumë krenar ditën kur e shpalli Kosovën shtet. Sot jam krenar që u votua si President i Republikës.Urime babi.”, ka shkruar ai./Lajmi.net