Enca Haxhia është aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po priten mirë nga publiku.
Së fundi, këngëtarja ka treguar se autori i saj i preferuar shqiptar ka shkruar libër për jetën dhe karrierën e saj.
Këngëtarja ka thënë se libri do të publikohet atëherë kur t’i duket se është koha e duhur, ndërsa titulli i saj është “Selfmade”.
“Një libër është shkruar për mua dhe karrierën time nga autori im i preferuar shqiptar. Kur të jetë koha e duhur, do të publikohet” ka shkruar Enca.
Përveç “Selfmade”, titulli i librit përmban edhe këto fjalë “Enca- dhe ëndrra, dhe guxim dhe triumf”.