Enca Haxhia ka vazhduar edhe sot ta komentojë rekordin që veza ia theu fotografisë së Kylie Jennerit.
Enca Haxhia mëngjesin e sotëm e nisi me një mesazh nga një komentuese, e cila e pyet se si guxon të mendojë që është e bukur sikurse Kylie.
“Mendoj që jam më e bukur”, është përgjigja që Enca ia ka kthyer komentueses, ndërsa e vazhdon duke thënë që është gjëja më e bukur në tokë.
“Si guxon të mos mendosh se jam gjëja më e bukur në tokë! Zonja, kjo është energjia që duhet të keni më 2019, ju gjëra të bukura”, ka shkruar Enca.
Duke vazhduar ta komentojë rekordin e vezës, si postimi më i pëlqyer në Instagram, ajo shkruan “Miremengjes, Ju flet veza me e bukur ne Tirane”.