Enca Haxhiu me Beart Rexhepin në të njëjtin hotel?

E publikuar: 14/06/2021 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja siç duket është duke përgatitur një befasi për fansat me ish-konkurrentin e Përputhen.

Kjo pasi ditë më parë, ajo ndau një imazh në përqafim të Beartit të cilin ia kishte fshehur fytyrën, shkruan lajmi.net.

Ndërsa sot, Enca ka postuar fotografi të saj dhe të ish-protagonistit në storie në Instagram.

Ajo ka publikuar një imazh para pasqyrës derisa shihet e veshur me veshje provokuese duke venë në dukje pasuritë e saj trupore.

Ndërkohë, Beart Rexhepi nga ana tjetër shihet i zhveshur në pjesën e sipërme teksa pin një gotë shampanjë dhe mund të aludohet se dyshja janë në të njëjtin hotel.

Ndryshe, Enca Haxhiu nuk ka zbuluar ende se cilat është arsyeja e shoqërimit të saj me ish të dashurin e Tea Trifonit./Lajmi.net/