Në Prishtinë qentë endacakë janë shtuar në numër. Kryesisht problem me ta, kanë banorët e lagjes Emishir.
Banorët e kësaj lagje përballen më rrezikun nga qentë endacak nga mëngjesi deri në mbrëmje, këtë e dëshmoj edhe rasti kur para pesë ditësh është sulmuar një fëmijë pikërisht në këtë lagje, raporton lajmi.net.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti të martën,ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me situatën e qenve endacakë pasi kohën e fundit ka arritur nivelin alarmant
Ai tha se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, që të mund të marrin vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin, mirëpo deri më tani komuna e udhëhequr nga Ahmeti nuk ka ndërmarr asnjë veprim.





















