Emri i USAID-it largohet nga selia në Uashington pas urdhrit të Trumpit

E publikuar: 08/02/2025 00:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së fundmi janë hequr tabelat ku shkruhet “Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar” nga ndërtesa Ronald Reagan në Uashington, ku dikur ishte selia e agjencisë.

Bëhet e ditur se kjo vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të “shuar” agjencinë pasi ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ngrinte ndihmën e huaj për një periudhë 90-ditore muajin e kaluar.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Elon Musk, ose DOGE, ndau imazhet para dhe pas të ndërtesës në X, shkruan skynews.

Klikoni këtu

Ndryshe, që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, Trump dhe aleatët e tij kanë prioritet shkurtimin e financimit të qeverisë.

Si pjesë e kësaj lëvizjeje, administrata Trump e ktheu fokusin e saj në USAID.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u bë kreu në detyrë i USAID-it, duke bashkuar një agjenci qeveritare në një tjetër.

Shumë kanë paralajmëruar se mbyllja e dyerve të agjencisë do të kishte efekte shkatërruese mbi popullatat e cenueshme në mbarë botën.