Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur nënkryetari të LDK’së, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit kur ka folur për punën e presidentit, ka thënë se pozita e presidentit kalon nëpër zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Selimi ka thënë se deklarata e Hazirit është korrekte, derisa ka shtuar se çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së, AAK-së e Nismës.
“Deklarata e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit është korrekte. Sepse çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së ashtu siç kalon edhe nëpër zyret e AAK-së, e edhe në zyrat e Nismës”, ka thënë Selimi në T7.
Ndryshe, çështja e presidentit ishte shndërruar në “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit edhe gjatë kohës së qeverisë Kurti, ndërsa kjo pozitë me ngulm kërkohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


















