Emri i Guidolin shfaqet si zëvendësues i Gattusos  

E publikuar: 24/12/2018 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Swansea City dhe Udinese, Francesco Guidolin, është duke u lidhur me punën e Milanit si zëvendësues i Gennaro Gattusos.

Gattuso është nën presion të madh për punën e tij si trajneri i Rossonerëve.

Së fundmi u raportua se italiani i ka në dispozicion dy ndeshjet e ardhshme për të shpëtuar punën e tij.

Emri i parë dhe i madh që u lidh me punën e Gattusos është trajneri i madh francez, Arsene Wenger.

Gattuso pritet të largohet nga Milani (Getty Images)

Megjithatë, Wenger nuk është emri i vetëm dhe tani mediat italiane kanë dhënë një emër të ri.

Sipas mediumit Corriere della Sera, në mesin e kandidatëve për punën e Gattusos është trajneri veteran Gudiolin.

Guidolin është i afërt me presidentin e Milanit, Paolo Scaroni, ndërsa së bashku kanë fituar Coppa Italia të vitit 1997 me Vicenzan.

Trajneri është kthyer në Itali dhe momentalisht është duke bërë rolin e komentatorit për mediumi DAZN. /Telegrafi/