Emrat e ministrave nga PDK-ja

E publikuar: 09/09/2017 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë para medieve se kanë ndryshuar disa nga emrat e ministrave nga PDK që janë propozuar më herët.

Sipas tij, Enver Hoxhaj është kandidat për zëvendëskryeministër, Bedri Hamza për ministër të Financave, Uran Ismajli për Shëndetësi, Besim Beqaj Inovacion dhe Ndërmarrësi, Dhurata Hoxha ministre e Integrimeve, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë dhe Kujtim Gashi ministër i Kulturës.