Emocionuese, i riu nga Prishtina i propozon martesë të dashurës para mijëra qytetarëve (Video)

E publikuar: 04/01/2019 01:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpos spektaklit që dhuruan këngëtarët më të mirë të skenës muzikore, nata e ndërrimit të viteve ishte e veçantë edhe për një çift nga Prishtina.

Derisa në skenë pritej të shfaqej Ledri Vula, i riu nga Prishtina, Jeton Jashari ka kërkuar nga moderatori Durim Xhema që t’i japë mundësinë për t’i propozuar të dashurës së tij, Auritës.

Xhura i ka lënë skenën të riut ku kanë pritur deri sa ka ardhur Aurita.

Më të arritur në skenë Aurita, Jetoni është ulur në gjunjë duke nxjerrë unazën dhe bërë propozimin e famshëm. Sigurisht, përgjigja e Auritës ka qenë pozitive.

Publiku është elektrizuar  nga këto momente emocionuese, ndërsa shumë të tjerë e kanë ndjekur këtë moment në ekranin e RTV Dukagjinit.

Nikoqiri i këtij kurorëzimi, Durim Xhema, i kapur në befasi, u ka dhuruar çiftit një tabletë, duke uruar ata për jetë të lumtur.

Kujtojmë momenti i ndërrimit të viteve është përcjellë me një koncert madhështorë në sheshin “Zahir Pajaziti” organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe RTV Dukagjini. /Telegrafi/