Këngëtarja Enca Haxhia e cila gjatëkëtyre ditëve ishte shumë e përfolur për çmimet që mori në ‘Zhurma Show 2016’ këtë herë ka publikuar një fotografi shumë më ndryshe se që jemi mësuar të shohim në profilin e saj në Instagram.
Enca ka theksuar se vitet e fundit kanë qenë tejet të ngarkuara dhe të lodhshme për të.
Ajo ka cilësuar se ishte e vështirë të kalohej nga jeta e një ylli-pop, në jetën studentore, transmeton Indeksonline.
Përderisa Enca ka theksuar të gjitha këto vështirësi, në fotografinë e saj ajo shihet e veshur me një fustan të zi e i cili në disa pjesë të trupit është mjaft transparent, por si duket asaj nuk i ka penguar aspak që të shkojë e veshur e tillë në objektin e universitetin në të cilin vijon studimet. Por sigurisht se kjo pati një kuptim, Enca tashmë është e diplomuar dhe për këtë gjë ndjehet mjaft me fat dhe e lumtur./Indeksonline/