Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën të mërkurën.
Kështu kanë konfirmuar burime të Gazetës Express nga Brukseli.
Kjo vizitë e Sorensen në Kosovë vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe teksa vendi është në pritje të krijimit të institucioneve të reja.
Procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasur një ngecje një më shumë se një vjeçare për shkak edhe të bllokadës politike që ka përcjellë Kosovën përgjatë vitit 2025.















