Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
Në përgjigje thuhet se “emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë”.
Kasanof po ashtu do të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.