Emisari i BE-së, Sorensen në Washington për dialogun – Në takim me zyrtarin e lartë të DASH, Hanrahan

E publikuar: 20/03/2026 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i BE-së, Sorensen në Washington për dialogun, në takim me zyrtarin e lartë të DASH  Brendan Hanrahan

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se sot në Washington, zyrtari i Lartë Brendan Hanrahan është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, shkruan Express.

Ky takim është mbajtur në orën 11:15 të mëngjesit sipas kohës lokale amerikane.

“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e DASH.

Ky takim ka qenë i mbyllur për shtyp.

Ky udhëtim në SHBA i Sorensen vjen pas arritjes së marrëveshjes së fundit më Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me Ligjin për të Huajt.