Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha SE marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe është më e mira e mundshme.
Ai tha se i kupton shqetësimet në Kosovë.
“E kuptoj se mund të ketë shqetësime të formulimeve të ndryshme, është gjë fisnike, është Marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën dhe duhet të trajtohet. Ka dy gjëra shumë të rëndësishme, së pari ajo është publike dhe mund të lexohet, sigurisht se mund të ketë vlerësim secili”, tha ai.
Emisari gjerman është shprehur se është i bindur se kjo është marrëveshja më e mira e mundshme dhe më e mira në kuptimin e organizimit që mund të arrihet.
“Nuk besoj se mund të kishte formulim më të mirë për interesat e Kosovës në atë marrëveshje e që dot ë ishte realiste për të arritur në proces, pra është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk dot ë ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë, nuk do të thotë ta pëlqeni, të jetë e përkryer. Nusja nuk do të thotë se është shumë e bukur, por martesa duhet të bëhet, ndoshta marrëveshja nuk është krejtësisht e duhura, ose më e mira e mundshme, mirëpo duhet të shihen mundësitë e së ardhmes që përqafohen nga kjo marrëveshje”, theksoi ai në intevistën për transmetuesin publik.
Emisari gjerman tha se Kosova është gjithmonë e fortë, kur arrin të thotë po.
Për Asociacionin, theksoi se duhet të ketë qasje pozitive për këtë çështje dhe të jepet një mundësi pozitive dhe sipas tij nuk ka rrezik për integritetin e Kosovës dhe sovranitetin. Ai siguroi se qëndrimi gjerman është shumë i qartë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.