Nga Afrim Kasolli
Unë nuk e di se çka është diskutuar sot në takimin ndërmjet kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për dialogun, të prirë nga përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Mirëpo, vërehet qartë se ky delegacion ka dalë më i kënaqur nga takimi me presidentin serb A. Vuqiç, sesa e kryeministrin e Kosovës.
Kjo nuk do të ishte problem, sikur M. Lajçak të ishte takuar nën emrin e vet personal me drejtuesit e Kosovës dhe të Serbisë. Por ai sot. me paku ka qenë i tillë.
Qëndrimet e tij publike, pas dy takimeve, pasqyrojnë edhe vlerësimet e SHBA-së, të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të vetë Brukselit për këtë proces. Qe i bie sa ka me shumë mirëkuptim për momentin ndërmjet këtyre shteteve dhe Serbisë për dialogun sesa me Kosovën.
Nëse vazhdon të thellohet ky hendek ndërmjet fuqive perëndimore dhe vendit tonë, kjo do të ishte goditja më fatale për shtetin e Kosovës që nga themelimi i tij dhe dhurata me çmuar që mund t’i ofrohet Serbisë.
Sepse Serbia nuk do asgjë më shumë se qëndrime të kundërta ndërmjet shteteve perëndimore dhe Prishtinës zyrtare. Ngase ajo e di shumë mirë se Kosovën e humbi pikërisht kur u fut në armiqësi me atë botë. Shmangia e këtij skenari duhet të jete imperativ strategjik shtetëror.