Emir Azemi: Shumica e qytetarëve serbë i kanë kthyer targat në RKS

E publikuar: 31/10/2023 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, është shprehur se në kohën kur kanë ndodhur barrikadat, kriza e dokumenteve, targave, ka qenë një kohë krejt tjetër.

Sipas tij tani flitet për një kohë kur gjërat kanë evoluar.

”Gjithë këta muaj ditë e javë, mund të them se e kan shëndrru qasjen e përgjithëshme qoftë poltike të sigurisë edhe perceptimin e njerëzve në veri”.

Në Info Magazine, Azemi tha gjithashtu se zhvillimet që kanë ndodhur në veri, kanë kontribuar në atë që qytetarët e kanë kriju një bindje që tani e tutje do të funksionoj sisitemi i Republikës së Kosovës.

“Është zbehë ai kundershtimi radikal që ka qenë karshi Prishtinës dhe gjërat kanë evoluar dhe vetëm fakti që kërkesa po vjen nga posht lart e vërteton këtë që po e them unë ,ndërsa numri i këtyre njerëzve që kanë mbet në këto tabela është tepër i vogël se verehën edhe me sy ne qytet”, u shprehë Azemi.