Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka thënë edhe në seancën plenare të Kuvendit se në takimet që kanë pasur në Bruksel, mesazhi i zyrtarëve të evropianë ka qenë se pa miratimin e demarkacionit nuk ka viza për qytetarët e Kosovës. Ajo tha se tashmë vizat janë bllokuar nga deputetët e Kosovës.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Njomza Emini, gjatë fjalimit në Kuvend tha se liberalizimi vizave, i shumëpritur nga qytetarët është bllokuar nga të zgjedhurit e tyre dhe bëri thirrje që të ketë konsensus politik për këtë çështje.
“Miratimi i Demarkacionit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë kushte për heqjen e vizave. Demarkacioni është një kusht i padrejtë, të cilin duhet ta miratojmë pa të cilin vizat nuk do të hiqen”, tha deputetja Njomza Emini.

















