Emina Cunmulaj, në fshat teksa vjel rrush

E publikuar: 09/08/2017 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj muajt e fundit ka qëndruar tek familja e saj në Mal të Zi.

Përkundër faktit që bën jetë milionereje në Amerikë, ajo ka treguar se di të jetë edhe një person krejt i thjeshtë.

Madje, vetëm pak ditë më parë ajo ishte mjaft e përfolur në media lidhur me deklaratat për jetesën e saj në fshat, ku edhe deri në një moshë të adoleshencës ishte marrë me rritjen e bagëtive.

Cunmulaj është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe ndan me ndjekësit thuajse çdo ditë imazhe nga jeta e saj e përditshme

Së fundmi, ajo ka publikuar disa video në InstaStory, ku shfaqet teksa vjel rrush në fshatin e saj, në shoqëri të familjarëve.

Ajo e përshkruan si kënaqësi vjeljen e rrushit, teksa për ta bërë këtë gjë, i është dashur kapërcimi e telave, njëlloj siç bënte kur ishte fëmijë.