Emina Cunmulaj debat me ndjekësit për varfërinë në Shqipëri!

E publikuar: 26/02/2018 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale jetesën e vështirë të një familje në veri të vendit. Por jo të gjithë e kanë përkrahur, pasi ajo ka debatuar me një komentuese. “Me këto foto krijon imazh të gabuar për shqiptarët në të gjithë botën”.

Por Emina nuk e ka lënë më kaq dhe i ka shkruar: “Është e vërtetë nuk po e bëj më tragjike sesa është. Ti që mendon se duhet ta fshehim sesi jetojnë disa familje shqiptare, ty turp të qoftë. Ti shqetësohesh më tepër për imazhin që unë po i jap Shqipërisë sesa për këto familje të varfra që nuk kanë kushtet minimale të jetesës”,-ka theksuar Emina, e cila prej pak kohësh është ambasadore e një shoqate bamirësie në Shqipëri./Gazeta Express/