Emily Ratajkowski, 'topless' kundër Trumpit

E publikuar: 08/10/2017 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emily Ratajkowski poston një tjetër foto ‘topless’ në Instagram dhe shfryhet ndaj administratës Trump. 

Reagimi vjen kundër vendimit të fundit të presidentit të ri amerikan për kontrollin e lindjeve, përcjell Shqip.

“E drejta e gruas për kontrollin e lindjes nuk duhet të bazohet në të ardhurat e saj. Kontrolli i lindjes është kujdes shëndetësor, kujdesi shëndetësor është një e drejtë civile”, shkruan modelja 26-vjeçare.