Mbrojtësi i Chelseat Emerson Palmieri ka hapur derën për klubet italiane, duke e pranuar se do ta dëshironte një rikthim në Serie A, raporton KosovaPress.
Emerson ka bërë 59 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, që nga koha kur u transferua nga Roma për një shumë rreth 23 milionë eurosh në janar të vitit 2018.
26 vjeçari është paraqitur në FA Cup dhe në Ligën e Evropës, por e ka gjetur vetën vetëm si rezervist në skuadrën e Frank Lampard.
Deri tani, për Emerson kanë shprehur interesim serioz dy gjigantët italian Juventusi dhe Interi.