Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për emërimin e Ismail Dibranit në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), shkruan Gazeta Express.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Dibrani ka qenë kandidati më i votuar në konkursin e shpallur nga MPB-ja.
Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së, ndërsa në herët ka mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.


















