
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, ku u raportuar për dy të plagosur të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Njëri nga të plagosurit ka ndërruar, kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga Emergjenca e QKUK’së.
“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, thanë nga Emergjenca.