Sipas disa hulumtimeve të bëra kohëve të fundit, sheqeri është një nga shkaqet thelbësore që mund të ndikojë në shfaqjen e qelizave kancerogjene.
Disa vite më parë, hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë dhe Los Anxhelosit gjetën se qelizat kancerogjene në Pankreas formoheshin edhe nga konsumimi i lartë i glukozës dhe fruktozës.
Rezultatet e këtyre studimeve u publikuan në revistën “Kërkimet rreth kancerit” dhe u munduan të shpjegonin studimet e mëparshme që thonin se fruktoza e glukoza e tepërt ndikonte në formimin e qelizave kancerogjene.
Madje, ato ndikonin edhe në përhapjen e këtyre qelizave në trup. Sipas këtyre studimeve, këshillohet që të konsumoni glukozë e fruktozë në mënyrë të moderuar.