Eman Rrahmani dhe Visar Korenica ndahen nga Vetëvendosje, nesër zyrtarizojnë koalicionin “Lista Familja” me AKR e Ferid Aganin

E publikuar: 30/09/2024 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, nesër pritet ta zyrtarizojnë largimin nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ku do të dalin bashkë me përfaqësues të AKR’së dhe bashkë me Ferid Aganin e PD-së.

Kështu bëhet e ditur në një email që ka ardhur në adresë të gazetës në mbrëmje.

Eman Rrahmani e ka konfirmuar për Gazetën Express se njoftimi është i tyre.

Dy deputetët Rrahmani e Korenica ishin kundër Kodit Civil dhe kohë pas kohe kishin bindje ndryshe nga partia e Kurtit. Në seancën e fundit ata u distancuan edhe nga grupi parlamentar duke u ulur në ulese tjera në Kuvend.

Njoftimi i plotë:

Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.

Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Jeni të mirëpritur!