Elvis Pupa rikthet në ekran me një show humoristik

E publikuar: 12/02/2018 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai u shfaq në Digitalb me programin humoristik “ M’fal për shprehjen”, ku sëbashku me aktoren Elga Ceno sollën një sërë mini filmash komik, që u kthyen virale edhe në rrjetet sociale.
“Lart e Poshtë” e takoi aktorin e njohur në inagurimin e biznesit të Sinan Hoxhës, por përfituam për ti bërë edhe disa pyejtje rreth programit të tij të ri.
“Shumë shpejt do të jem producent i një show ku do të shfaq të gjitha aftesitë e mia në aktrim e këngë”, ka thënë Pupa.
I pyetur nga gazetarja Suada Daci nëse do të vijojë bashkëpunimi i tij me Eglën ai është shprehur:
Elvis Pupa:
Si thua ti për Eglën?
Gazetarja:
Duhet të jetë patjetër…
Elvis Pupa:
Kur të krijoj një agjenci divorci atëherë do të ndahem nga Egla”, është shprehur Pupa.
Ndërkohë që emrin e programit dhe logon televizive ku do të shfaqet na i ka lenë surprizë./revistawho.com