Diva e muzikës pop mbush sot 31 vjeç. Ndërkohë në një prej clube-ve të Tiranës ajo ka marrë një surprizë speciale nga një prej kolegëve të saj, MC Kresha.
Ai ka zgjedhur pikërisht bashkëpunimin e tyre të para disa viteve ‘1990’ për të përfunduar surprizën. Edhe pse ajo është larguar nga vendit prej afro një viti, kjo ditëlindje do ta rikthejë me një festival në Tiranë.
Siç raportoi dhe Express disa ditë më parë, këngëtarja do të mbajë koncertin me të ftuar specialë në një nga hotelet më të njohura në vend, ku do të performojë live këngë të reja.
Si kompozitorin e saj pas shkëputjes përfundimtare me Flori Mumajesin dhe Threedots, Gjata ka zgjedhur t’i besojë kantautorit të njohur shqiptar Pirro Çako, i njohur për stilin e tij unik në bërjen e baladave.
E pikërisht burime për Express bëjnë të ditur gjithashtu se Elvana këtë mbrëmje do të këndojë për herë të parë disa balada të reja të kompozuara nga Çako, duke kujtuar këtu edhe versionin akustik prej 5 baladash që ajo solli vite më parë me rastin e festës së Shën Valentinit.
Gjatë kësaj periudhe ajo ka publikuar klipin e parë në anglisht “Forever is Over” me David Guettën, një ndër artistët më të famshëm në botë. /Gazeta Express/

















