FILE – Tesla CEO Elon Musk speaks before unveiling the Model Y at Tesla’s design studio in Hawthorne, Calif., March 14, 2019. Musk’s legal team is demanding to hear from a whistleblowing former Twitter executive who could help bolster Musk’s case for backing out of a $44 billion deal to buy the social media company. Twitter’s former security chief Peiter Zatko received a subpoena on Saturday, Aug. 27, 2022, from Musk’s team, according to Zatko’s lawyer and court records. (AP Photo/Jae C. Hong, File)
Një prej njerëzve më të pasur në botë, Elon Musk e ka krahasuar rastin e pavarësisë së Kosovës me territoret e aneksuara të Ukrainës nga Rusia, Donbas dhe Krime.
Ai, në Twitter ka bërë një anketë, duke pyetur ndjekësit e tij nëse njerëzit që jetojnë në këto dy rajone, duhet të vendosin për t’iu bashkuar Rusisë apo jo, raporton Gazeta Express.
“Atëherë, ta provojmë këtë gjë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Dobas dhe Krime do të duhej të vendoste nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar Musk, duke lënë opsionet “Po” dhe “Jo”.
Kësaj ankete të Musk, i ka kushtuar vëmendje një prej këshilltarëve të presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, duke pyetur Musk nëse të vdekurit në Mariupol do të votojnë.
“A do të votojnë mijëra të vdekurit në Mariupol? Apo ata që kaluan nëpër kampe përqendrimi? Elon Musk, ju ndërtoni raketa dhe ëndërroni që ta kolonizoni Marsin. Rusia ndërton krematoriume mobile dhe ëndrra për zhdukjen e Ukrainës si komb. Nuk është çështje votimi”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, Podolyk e ka pyetur Musk nëse po provon që të legjitimojë pseudo-referendumet, siç i ka quajtur ai, në Ukrainë nga Rusia, nën kërcënimin e armëve.
Mirëpo, Musk është përgjigjur duke thënë se po e mendon një referendum të ri, që do të organizohej nga OKB-ja apo një entitet tjetër i besueshëm.
Më tej, ai ka ndarë një artikull për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se është duke folur për një precedent të ngjashëm me rastin e Kosovës.
Shumë shqiptarë, e kanë kundërshtuar krahasimin e Kosovës me rajonet ukrainase që Rusia synon t’i aneksojë dhe t’i bashkojë federatës së saj. /GazetaExpress