Njerëzit së shpejti do të fluturojnë nga një qytet tek tjetri brenda pak minuta thotë shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk.
Këtë premtim ai e bërë gjatë Kongresit Ndërkombëtar të Aeronautikës i cili u mbajt në Adelaide të Australisë.
Një video promocionale e prezantuar thotë se një udhëtim mes Londrës dhe Nju Jorkut do të zgjasë vetëm 29 minuta.
Gjithashtu përballë audiencës tha se do të dërgojë njerëzit e parë në Mars në 2024-ën. Kompania e tij SpaceX ka filluar të ndërtojë anijet hapësinore të cilat do të përmbushin këtë mision.
Ai tha se programi SpaceX do të përqendrohet në vetëm një lloj mjeti i njohur si BFR i cili mund të realizojë të gjitha misionet e kompanisë edhe ato hapësinore.
Ambicjet e tij për një udhëtim në Mars, Elon Musk i bëri të ditura në 2016-ën. 12 muaj më pas ai u rikthye me detaje të reja.
Raketa e tij e re BFR është 106 metër e lartë dhe vetëm 9 metër e gjërë. Krahasuar me origjinalin, i vetmi ndryshim është kostoja. /PCWorld Albanian