NATO-ja ia ka bërë një portret të gjerë bazuar në vëzhgim dhe përcjellje të gjatë Elmi Reçicës, shkruan sot Koha Ditore.
Atë e cilëson si njeri shumë të fuqishëm që kontrollon tregun e drogës dhe të biznesit të naftës.
Këtë veprimtari thuhet se e zhvillon në Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Çeki e Turqi.
KFOR-i zbulon detaje të shumta të veprimtarisë së Reçicës.
Thotë se ai e kontrollonte dhe e zhvaste postën në Ferizaj.
PDK-ja për herë të parë ka thënë se nuk u beson këtyre raporteve.
Zëdhënësi Blerand Stavileci ka thënë se ato informata janë të rreme.