Ellie, seksi në kopertinën e albumit

E publikuar: 17/09/2015 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ellie Goulding është duke punuar shumë për albumin e saj “Delirium”, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe kopertinën e tij.

28-vjeçarja duket shumë seksi, pasi shfaqet vetëm me një pallto prej leshi, ndërsa poshtë saj nuk ka asgjë tjetër.

Goulding ka thënë se ka punuar shumë, në mënyrë që albumi i saj i tretë të jetë diçka më ndryshe, por edhe të shndërrohet në albumin më të madh pop.

Së fundmi, kënga “Love me like you do”  e Ellie-t që ishte kolonë zanore e filmit të famshëm “50 hijet e Greit”, theu disa rekorde, duke qenë në krye të top listave në 70 vende të ndryshme, si dhe vuri rekord për këngën më të transmetuar në një javë.

/ Top Channel