Ceremonia do të mbahet sot në mbrëmje. Ellen Degeneres, një prej moderatoreve më të suksesshme amerikane dhe një prej grave që ka ndihmuar mijëra njerëz në mbarë botën me emisionin e saj të famshëm, do ta marrë çmimin “Favourite Humanitarian” në ceremoninë People’s Choice Awards. Çmimi vjen me një shumë prej 136 mijë dollarësh, të cilat Degeneres thotë t`ia dhurojë Spitalit të Fëmijëve St Jude. Ceremonia do të mbahet të mërkurën mbrëma. Degeneres është po ashtu e nominuar në kategorinë e emisionit më të mirë Talk Show. The Ellen Degeneres Show ka nisur për herë të parë në shtator të vitit 2003.


















