Rep. Eliot Engel, D-N.Y. talks with media before entering a closed members-only briefing on Syria on Capitol Hill, Sunday, Sept. 1, 2013, in Washington. Sunday the Obama administration confidently predicted congressional backing for limited action in Syria. Further classified meetings are scheduled over the next three days, says Secretary of State John Kerry. (AP Photo/Carolyn Kaster)
Kërkesën amerikane që Kosova me themelue Gjykatën Speciale, kongresisti amerikan, ja ka thanë edhe kryetarit te AAK’s, Ramush Haradinajt.
Paraditen e te Ejtes, derisa delegatët e partisë së Haradinajt po mblidheshin me mbajtë Kuvendin zgjedhor, kryetari i tyne, bashkë me disa zyrtarë e deputetë të AAK’s, takoi kongresistin amerikan Eliot Engel.
Takimi asht mbajt ne nji kafiteri ne Prishtinë, si e tregojnë edhe këto pamje.
E për cka kanë bisedu, e cila ka qenë kërkesa e tij që ja ka drejtue Haradinajt, e ka tregue vet Engel për Televizionin Rrokum.
Ia përmenda edhe nji herë Haradinajt mendimin tim se duhet të votohet Gjykata Speciale. E kamë thanë këtë gjatë gjithë qëndrimit tim në Kosovë. Mendoj se do të jetë njana prej dy mundesive, ose ka me pas Gjykatë Speciale, ose ka me pas gjykatë të Kombeve të Bashkueme. Populli i Kosovës ka me pasë nji rezultat ma të drejtë nga Gjykata Speciale, se nga ajo e themelueme nga Kombet e Bashkueme.
Edhe Haradinaj, mbas takimit tregoi se me kongresistin kanë fole edhe për Specialen.
Bashkë me 2 partitë tjera opozitare, edhe AAK’ja asht kundër krijimit te Gjykatës Speciale. Por, nuk ishte kundër prej fillimit. Kur u votue marrëveshja ndërkombëtare apo letër-këmbimi i Presidentes Jahajaga me shefen e atëhershme te diplomacisë europiane, Baroneshen Ashton, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, para nji vjeti pati votue pro, tue dhanë përkrahje për themelimin e kësaj Gjykate Speciale, qe ka me u marr me gjykimin e krimeve te pretendueme te UÇK’s.