Eliot Engel do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët për të ardhmen e Kosovës

E publikuar: 22/10/2020 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eliot Engel, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, do të marrë pjesë në një tryezë që është organizuar për Kosovën.

Kjo do të mbahet më 28 tetor, aty do të marrë pjesë edhe nga David L. Phillips, Drejtor i Programit të Universitetit të Columbias për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtat e Njeriut dhe përfaqësues nga Instituti për Studime të Drejtave të Njeriut, transmeton Klan Kosova.

Në këtë tryezë kushtuar Kosovës, fjalimin hyrës do ta bëjë Madeleine Albright, ish Sekretarja e Shtetit e SHBA-së.