Aktorja e bukur turke, Tuba Buyukustun tanimë nuk është më e njohur vetëm në Ballkan, pasi talenti i saj në aktrim nëpër seriale të ndryshme ka bërë për vete edhe shumë shikues në Amerikën Latine.
Elif e njohur për rolin e saj në Shqipëri në “Diamantë dhe Dashuri” sëbashku me Omer (Engin Akyurek) kanë patur një shkëmbim eksperiencash në Amerikën Latine, ku janë pëlqyer nga producentët amerikanë për performancën e tyre si aktorë.
Burime bëjnë më dije se në të ardhmen pritet që të dy aktorët të vijnë me role të reja në një tjetër kontinent. tvklan.al/V.H