Elefanti pengoi trafikun për dy orë, ndalonte kamionët për të marrë kallam sheqeri (Video)

E publikuar: 20/02/2018 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trafiku i një rruge shumë të frekuentuar në Chachoengsao të Tajlandës, u pengua prej një elefanti, që ndalonte kamionët për të marrë kallam sheqeri.

Për më se dy orë, kafsha ka qëndruar në mes të makinave, ndërsa i pamundësoi lëvizjen 12 kamionëve, të ngarkuara me të korrurat e freskëta, transmeton Telegrafi.

“Ishte një elefant i madh, askush nuk kishte guxim ta ndiqte. Të gjithë vozitnin ngadalë, për të mos shkaktuar ndonjë aksident”, ka thënë një dëshmitar.

Asnjë dëmtim nuk është bërë gjatë asaj kohe, derisa u kthye sërish në pjesën malore.

Me këtë rast, është kërkuar që shoferët që kalojnë nëpër këto zona, të mos i bien borisë, apo t’i frikësojnë në mënyra të ndryshme, pasi mund të bëhen agresivë.

“Kur janë vetëm nuk janë aspak të rrezikshëm, vetëm duan pak ushqim dhe largohen. Lërini të qetë, pasi edhe mund të nervozohen”, është thënë mes tjerash në komunikatë. /Telegrafi/