Elefanti i vogël ngacmonte mirëmbajtësin, kërkonte vëmendjen duke dashur të luante (Video)

E publikuar: 03/01/2019 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dan Daeng u ngacmua nga elefanti i vogël që quhet Khunsuk, që jeton në një kopsht zoologjik në Chiang Mai të Tajlandës.

Derisa mirëmbajtësi 20-vjeçar po i lyente disa rrethoja, gjallesa njëvjeçare e godiste me hundë dhe kërkonte vëmendje, duke dashur të luante me të, transmeton Telegrafi.

Madje, elefanti u ngjit në rrethoja, sikur donte të dilte prej aty dhe të luante bashkë me punonjësin që duket se kujdeset dhe argëtohet shumë me të.

“Khunsuk ka më shumë energji se çdo elefant që kam takuar ndonjëherë. Nuk e dija që e kam pas, derisa më preku në këmbë”, ka thënë Daeng. /Telegrafi/