Stephan El Sharaawy mund të bëhet futbollist i Romës, pas largimit nga Monaco.
Sulmuesi i Milanit, nuk arriti që të lërë gjurmë në kampionatin francez me skuadrën e Monacos dhe u largua nga atje pas vetëm gjashtë muajve.
Agjenti i 23-vjeçari, Federico Pastorello, mendon që mundësia më e mirë për të është kalimi te Roma.
“Jemi duke e kërkuar zgjidhjen më të mirë për të gjithë, por do të ishte një tragjedi nëse nga tani e deri në përfundim të stinorit ai të qëndronte në bankën rezervë”.
“Roma është interesuar për lojtarin dhe mendoj që ai do të rilindte po të transferohej në ‘Olimpico’”, deklaroi Pastorello.