Stephan El Shaarawy është në dyshim për ndeshjet kundër Napolit dhe Chelseat, pasi ka një problem në kofshë.
Pasi u kthye nga përfaqësuesja e Italisë, sulmuesi i Romës iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në kryeqytetin italian me ç’rast është diagnostikuar me një problem muskulor të kofshës.
Në njoftim të klubit thuhet se ekzaminimi e ka konfirmuar një edem në muskulin adductor longus të këmbës së djathtë.
“Lojtari do të vazhdojë me programin e riaftësimit dhe gjendja e tij do të shqyrtohet ditë pas dite”, thuhet në njoftimin e klubit.
Roma ka ecur mirë edhe në Serie A, edhe në Ligën e Kampionëve (Instagram)
Mungesa eventuale e El Shaarawyt do të ishte në një moment të keq për Giallorossët që ndeshen në Serie A me liderin Napoli dhe në Ligën e Kampionëve me Chelsean.
Roma i ka zhvilluar gjashtë ndeshje në kampionatin italian dhe numëron pesë fitore dhe një humbje.
El Shaarawy ka qenë i angazhuar me Italinë (Instagram)
Në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, pas dy ndeshjeve të para, Roma numëron katër pikë, nga një fitore dhe një barazim. /Telegrafi/

















