El Clasico, vendimi për Messin pak orë para ndeshjes

E publikuar: 19/11/2015 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

El Clasico i parë i sezonit mbetet ende me një pikëpyetje të madhe. Lionel Messi është lojtari tek i cili janë kthyer sytë e të gjithë botës së futbollit pasi prania e argjentinasit në superklasiken spanjolle mbetet ende në dyshim. Edhe pse po punon me intensitet të lartë për të qenë i gatshëm të shtunën, numri 10 i dëmtuar në 26 Shtator nuk e di ende nëse do ta ndihmojë Barcelonën në “Santiago Bernabeu”. Sipas mediave spanjolle, stërvitja e ditëve të fundit ka bërë që Messi të besojë në rikthimin në fushë por ai duhet të ndjekë me përpikmëri protokollin e rehabilitimit dhe një përgjigje e saktë për rikthimin ose jo në fushë do të jepet vetëm pak orë përpara ndeshjes. Messi e ka hedhur pas krahëve dëmtimin në gju por problemi më i madh mbetet mungesa e minutave në këmbë dhe kjo mund të pasojë një tjetër dëmtim në rast të një vendimi të nxituar. Por edhe nëse argjentinasi do të jetë gati, me shumë mundësi trajneri Luis Enrique mund ta aktivizojë vetëm në pjesën e dytë pasi sulmuesi katalanas ka niusr të funksionojë edhe me numrin 10 në infermieri. 16 golat e shënuar nga Neymar dhe Suarez në kampionat i ofrojnë mjaftueshëm siguri trajnerit që do të besojë te kjo dyshe që nga minuta e parë. Nëse Messi do të luajë, kjo do të jetë klasikja numër 11 e tij në “Santiago Bernabeu” me 8 gola dhe 5 asiste dhe por kaq fitore të siguruara në shtëpinë e skuadrës “Merengues”.