El Clasico: Bale në bankë, starton Asensio

E publikuar: 16/08/2017 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gareth Bale do ta fillojë ndeshjen e dytë kundër Barcelonës për supërkupën e Spanjës nga banka, pasi vendin e tij e ka zënë ylli i ri Marco Asensio, njofton Klan Kosova.

Formacioni i Zidane në sulm do të përbëhet nga Asensio, Lucas Vazquez dhe Benzema.

Në mesfushë rikthehet Luka Modric, por Casemiro nuk do të ketë vend në formacionin startues, pasi partner i Modric në mesfushë do të jetë bashkëkombësi I tij, Mateo Kovacic.

Ky është formacioni I plotë I Realit:

Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Kovacic, Modric; Asensio, Benzema, Vazquez.