Ekzekutivi i JP Morgan Jamie Dimon tërhiqet nga komentet e ashpra ndaj bitcoin

E publikuar: 11/01/2018 07:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase është penduar për qëndrimin e tij të parë ndaj bitcoin ku e quante mashtrim, por tha se vijon të mos jetë i interesuar për monedhën kriptografike.

Kështu shprehej ai gjatë një interviste për Fox Business ditën e Marte. Në Shtator Dimon reagoi ashpër ndaj bitcoin duke e quajtur mashtrim dhe se nuk kishte për të funksionuar.

“Nuk mund të shpikësh një monedhë nga asgjëja dhe të mendosh se njerëzit që e blejnë janë të zgjuar,” kishte thënë Dimon.

Komentet e tij rritën akoma edhe më shumë interesin rreth bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike.

Bitcoin u rrit me 30% menjëherë. Pavarësisht kritikave të Dimon, shumë banka, operatorë bursash dhe kompani përqafuan bitcoin duke çuar në një rritje spektakolare të monedhës.

Në Dhjetor monedha arriti deri në 20,000 dollarë ndërsa aktualisht këmbehet me 13,828 dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Po gjatë këtij muaj operatorët e bursave CME dhe Cboe lançuan kontratat e para futures të bitcoin. /PCWorld Albanian